Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku një vajzë e re ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) pasi dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.
Viktima është identifikuar si Xhuana Nikolli, e cila sipas burimeve paraprake ishte transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë helmimit.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se e reja dyshohet se ka konsumuar lëndën helmuese pas një konflikti me partnerin e saj, ku pretendohet se mund të jetë dhunuar. Por megjithatë, këto rrethana mbeten ende të pakonfirmuara dhe pritet që të sqarohen nga hetimet zyrtare të policisë.
Por fillimisht ngjarja krijoi konfuzion edhe në rrjetet sociale, pasi u përhap lajmi se viktima ishte Xhovana Nikolli, një personazh i njohur në rrjetet sociale. Por kjo rezultoi e pavërtetë.
Pasi vetë Xhovana Nikolli reagoi më herët për redaksinë e JOQ Albania duke sqaruar se ishte mirë dhe se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.
Ndërkaq, autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. JOQ







