HomeKronikeShkrumbohet makina në autostradën Fier–Vlorë, çfarê ndodhi me shoferin?

Shkrumbohet makina në autostradën Fier–Vlorë, çfarê ndodhi me shoferin?

Advertismentspot_img

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht mbrëmjen e së hënës në autostradën Fier–Vlorë, në afërsi të mbikalimit të Panajasë.

Sipas burimeve paraprake, drejtuesi i mjetit ka konstatuar prani tymi gjatë lëvizjes dhe ka ndaluar menjëherë automjetin, duke dalë prej tij për të shmangur rrezikun.

Pak çaste më pas, mjeti është përfshirë nga flakët, të cilat janë përhapur me shpejtësi, duke e djegur thuajse tërësisht.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, si dhe ka dëmtuar pjesërisht barrierat anësore të rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt teknik, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular