Një aksident tragjik është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një grua ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një autobot uji.
Mësohet se gruaja ka qenë duke lëvizur me motoçikletë në momentin që është përplasur nga autoboti. Si pasojë e plagëve të marrë, gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Tiranës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ammbulanca.







