HomeAktualitetKPA rrëzon 13 kërkesa të ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve, shkarkohen nga sistemi i...

KPA rrëzon 13 kërkesa të ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve, shkarkohen nga sistemi i drejtësisë (EMRAT)

Advertismentspot_img

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rrëzuar sot 14 kërkesa për rishikim të paraqitura nga ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme për shkarkimin e tyre.

Trupat gjykuese, të përbëra nga Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, shqyrtuan kërkesat dhe vendosën mospranimin e tyre.

Mes personave që iu refuzuan kërkesat për rishikim janë ish-gjyqtarja Alma Brati, ish-prokurori Arben Dollapaj, Ardian Ylli, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kavajës Artan Madani, ish-gjyqtari Astrit Faqolli, ish-gjyqtarja Bernina Kondi, ish-gjyqtari Bledar Abdullai, ish-prokurorët Dritan Peka dhe Dritan Rreshka, si edhe Elsion Sadiku, Entela Prifti, Gentian Trenova dhe Kastriot Gramshi.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimet janë marrë me shumicë votash, duke u bazuar në nenet 494 dhe 498 të Kodit të Procedurës Civile.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular