HomeKryesoreMbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë, trajneri brazilian pritet të largohet pas dështimit...

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë, trajneri brazilian pritet të largohet pas dështimit në Play-off

Advertismentspot_img

Edhe pse kontrata e tij përfundon në korrik, gjithçka eshte lëne të kuptohet se kapitulli i Sylvinhos në stolin e Kombëtares shqiptare u mbyll që në mbrëmjen e djeshme në Varshavë.

Humbja 2–1 ndaj Polonisë nuk i dha fund vetëm shpresave të Shqipërisë për të qenë pjesë e Botërorit 2026, por praktikisht vulosi edhe përfundimin e aventurës së teknikut brazilian në krye të kuqezinjve.

Sylvinho mori drejtimin e ekipit në fillim të vitit 2023, me një kontratë që fillimisht skadonte në dhjetor 2025. Pas arritjes së Play Off-it për Botërorin 2026, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi ta zgjasë marrëveshjen edhe me 6 muaj, me synimin për të çuar deri në fund rrugëtimin kualifikues.

Megjithatë, disfata ndaj Polonisë e ka bërë pothuajse të pamundur një tjetër rinovim. Në këto kushte, largimi i tij duket më shumë çështje kohe sesa vendimi.

Trajneri brazilian pritet të drejtojë skuadrën edhe në ndeshjen e radhës ndaj Ukrainës, që luhet më 31 mars, një përballje që nuk pritet të ketë ndikim në të ardhmen e tij në stol.

Zyrtarisht, marrëdhënia mes palëve përfundon në korrik, ndërkohë që në qershor Kombëtarja ka në program edhe dy ndeshje miqësore. Këto pritet të jenë momentet e fundit të Sylvinhos në krye të ekipit, diçka që ai vetë e la të nënkuptohet edhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes në Varshavë.

Pas kësaj, Federata do të nisë ndërtimin e një projekti të ri, me fokus eliminatoret e Kampionatit Europian 2028.

Megjithëse fundi i këtij cikli është i hidhur, periudha e Sylvinhos do të vlerësohet për përmirësimin e imazhit të skuadrës dhe arritjen e një tjetër kualifikimi historik në Europianin e Gjermanisë 2024. Megjithatë, objektivi madhor – pjesëmarrja në një Kupë Bote – mbetet ende i paarritur dhe do të jetë sfida kryesore për trajnerin e ardhshëm.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular