HomeKultureYlli i muzikës rrok, ish-pjesëtari i grupit legjendar Beatles Paul McCartney prezanton...

Ylli i muzikës rrok, ish-pjesëtari i grupit legjendar Beatles Paul McCartney prezanton albumin e ri

Advertismentspot_img

Paul McCartney, ish-pjesëtari i grupit legjendar Beatles, njoftoi se do të publikojë një album të ri, të 19-in e karrierës. Ylli i rokut publikoi këngën e parë të albumit, që lidhet me kujtimet e fëmijërisë.

Tingujt e kësaj kënge, që të kujtojnë muzikën e Beatles, i përkasin hitit “Days We Left Behind”. Kjo është një prej këngëve më të reja që Paul McCartney, ish-pjesëtari i grupit legjendar britanik, do të përfshijë në albumin e tij të ri solo, të parin pas gjashtë vitesh.

I titulluar “The Boys Of Dungeon Lane”, ky album i 19-të është një koleksion kujtimesh të pazbuluara nga fëmijëria e tij në Liverpulin e pasluftës. Me një zë që përcjell emocionin e moshës 83-vjeçare, McCartney ka bashkëpunuar me producentin amerikan Andreë Watt, i njohur për punën me The Rolling Stones. Gjithçka nisi nga një akord i panjohur që McCartney gjeti rastësisht gjatë një bisede, duke dëshmuar se natyra e tij eksperimentale mbetet e gjallë edhe pas gjashtë dekadash në skenë.

Mes turneve dhe fitimit të fundit të një çmimi Grammy, McCartney tregon se frymëzimi i tij mbetet nostalgjia për miqtë dhe pasioni për natyrën. Albumi pritet të jetë një gërshetim i rrokut të viteve ’70 me harmonitë klasike që ndryshuan historinë e muzikës përgjithmonë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular