Pas disa përjashtiimeve, situata në Partinë Demokratike ka shkaktuar revoltë.
Bëhet me dije se drejtuesit e Partisë Demokratike Kruje dhe Fushë-Krujë kanë zbarkuar vetë në selinë qendrore të PD në Tiranë, ku kanë ngritur problematikat e tyre, pasi pretendojnë se nuk janë dëgjuar deri tani
Raportohet se ata kanë shprehur revoltën e tyre në lidhje me veprimeve arbitrare të qendrës së partisë për shkrirjen e degëve, vendim i marrë nga sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka.
Dy krerët e PD-së lokale, janë përplasur ashpër me Nokën, ndërsa mediat bëjnë me dije se situata ka qenë tepër e tensionuar. Është dashur ndërhyrja e kreut të PD Sali Berisha për të qetësuar “gjakrat” mes tyre. Në fund të takimit, Berisha ka premtuar se do t’i japë një zgjidhje kësaj situate.







