HomeBota“Alienët janë demonë”/Zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara JD Vance flet për fiksimin...

“Alienët janë demonë”/Zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara JD Vance flet për fiksimin e tij me UFO-t

Advertismentspot_img

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar gjatë fundjavës se beson që alienët nuk janë qenie jashtëtokësore, por “demonë”.

Vance i bëri këto komente gjatë një interviste në podcast-in konservator “Benny Show”, ku ai u shpreh se ka një “obsesion” të kahershëm me fenomenet e paidentifikuara ajrore (të njohura si UAP).

Në një moment kur SHBA përballet me zhvillime të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë konfliktin në Iran dhe sfida të brendshme ekonomike, Vance tha se ende nuk ka pasur kohë të shqyrtojë dosjet mbi UFO-t, por theksoi se planifikon ta bëjë këtë në të ardhmen.

“Ende nuk kam pasur mundësi t’i shoh, por do ta bëj. Më besoni, jam i fiksuar pas kësaj teme”, u shpreh ai.

Megjithatë, deklarata më e bujshme lidhej me interpretimin e tij mbi natyrën e këtyre fenomeneve. Vance sugjeroi se dukuritë që shpesh përshkruhen si “alienë” mund të kenë një shpjegim fetar.

“Nuk mendoj se janë alienë, mendoj se janë demonë, por kjo është një diskutim më i gjatë”, tha ai, duke shtuar se shumë fe, përfshirë krishterimin, pranojnë ekzistencën e fenomeneve të pashpjegueshme dhe të forcave si e mira dhe e keqja.

Ai argumentoi se njerëzit kanë tendencë të etiketojnë çdo fenomen të pazakontë si jashtëtokësor, ndërsa sipas tij, këto mund të lidhen me koncepte më të vjetra shpirtërore.

“Mendoj se një nga truket më të mëdha të djallit është t’i bindë njerëzit se ai nuk ka ekzistuar kurrë”, shtoi ai.

Deklaratat e Vance vijnë në një moment kur çështja e UFO-ve është rikthyer në qendër të vëmendjes në SHBA. Si ish-presidenti Barack Obama, ashtu edhe presidenti aktual Donald Trump, kanë folur së fundmi për këtë temë.

Obama u detyrua të sqarojë një deklaratë të mëparshme, ku dukej se pohonte ekzistencën e alienëve, duke theksuar më vonë se nuk kishte parë prova gjatë presidencës së tij.

Ndërkohë, Trump njoftoi se ka udhëzuar agjencitë federale të fillojnë procesin e identifikimit dhe publikimit të dokumenteve që lidhen me jetën jashtëtokësore dhe fenomenet e paidentifikuara.

Së fundmi, Agjencia Amerikane për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën regjistroi domenet “alien.gov” dhe “aliens.gov”, duke shtuar spekulimet mbi atë që qeveria mund të dijë realisht për këtë çështje.

I pyetur nëse këto dokumente do të bëhen publike, Vance u përgjigj shkurtimisht “Po punojmë për këtë.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular