HomeSport500 euro për një vend në ballkon! Çmenduri në Bosnje para ndeshjes...

500 euro për një vend në ballkon! Çmenduri në Bosnje para ndeshjes me Italinë, qytetarët “shesin” shtëpitë si tribuna VIP!

Advertismentspot_img

Ethet e finales së Play-Off-it për Kupën e Botës mes Bosnje Hercegovinës dhe Italisë kanë përfshirë mbarë vendin, por në qytetin e Zenicës situata ka kaluar çdo parashikim. Me stadiumin “Bilino Polje” plotësisht të shitur (15,600 vende), tifozët që mbetën jashtë po bëjnë cmendurinë e radhës.

Banorët e pallateve që rrethojnë stadiumin kanë gjetur një minierë ari. Duke qenë se dritaret dhe ballkonet e tyre ofrojnë një pamje të qartë të fushës, ata kanë nisur t’i japin ato me qira për natën e 31 marsit. Çmimet kanë thyer çdo rekord: 500 euro për një vend në ballkon!

Kjo shifër, e cila i kalon edhe çmimet e tribunave më luksoze, tregon dëshirën e madhe të tifozëve boshnjakë për të parë nga afër këtë përballje historike. “Është atmosfera e jetës sonë. Stadiumi është i vogël, kërkesa është gjigante, ndaj ballkonet tona janë zgjidhja e fundit,” shprehen banorët lokalë për mediat vendase.

Ndeshja do të luhet nesër në orën 20:45 dhe pritet që rreth stadiumit të ketë më shumë njerëz në ballkone e tarraca sesa brenda në shkallët e “Bilino Polje”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular