HomeRajoniAmbasadori Walker: Ajo që pashë në Reçak më ndryshoi jetën

Ambasadori Walker: Ajo që pashë në Reçak më ndryshoi jetën

Advertismentspot_img

Nga Flamur Vezaj

Në një atmosferë të mbushur me emocione historike dhe krenari kombëtare, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” dega në Boston, në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Harvard University, organizuan një takim të jashtëzakonshëm me ambasadorin William Walker, njeriun që i tregoi botës të vërtetën për krimet në Kosovë dhe që ndikoi drejtpërdrejt në ndryshimin e rrjedhës së historisë së saj.

Eventi nisi me intonimin e himneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe Kosovës, duke krijuar një atmosferë solemniteti dhe uniteti mes të pranishmëve. Moderatorja e aktivitetit, gazetarja Entela Sula Prifti, me një stil të rafinuar profesional, zhvilloi dhe udhëhoqi bisedën e drejtpërdrejtë me ambasadorin Walker, duke sjellë për të pranishmit rrëfime të gjalla dhe dëshmi historike nga një periudhë vendimtare për kombin shqiptar.

Në fjalën e tij, ambasadori Walker rikujtoi momentet kur u dërgua në rajon me mision ndërkombëtar vëzhgues, duke theksuar se fillimisht kishte njohuri të kufizuara për Kosovën. Ai rrëfeu se si, gjatë misionit me mbi 1200 vëzhgues ndërkombëtarë, u përball me një realitet tronditës: një popull i shtypur, pa të drejta elementare dhe nën dhunën sistematike të regjimit serb.

Kulmi i dëshmisë së tij ishte Masakra e Reçakut, të cilën ai e përshkroi pa asnjë hezitim si krim lufte dhe akt gjenocidi ndaj civilëve shqiptarë. “Ajo që pashë ishte një masakër. Nuk kishte luftëtarë, ishin civilë, madje edhe një 99-vjeçar. Beogradi po gënjente,” theksoi ai, duke kujtuar edhe propagandën e kohës nga ish-ministri i propagandes së regjimit serbe Aleksandar Vučić, sot president, që mohonin krimin dhe e paraqisnin si përplasje ushtarake.

I pyetur në lidhje me përballjen e liderëve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës, Ambasadori Walker ishte i qartë dhe i drejtëpërdrejtë. “
Drejtuesit e Ushtrise Clirimtare te Kosoves nuk duhet te bejne as edhe nje dite te vetme burg. Jam i gatshem te jem deshmimtar kyc ne gjygjin e Hages”, deklaroi Ambasadori William Walker, njeriu që i tregoi botës të vërtetën për krimet në Kosovë dhe që ndikoi drejtpërdrejt në ndryshimin e rrjedhës së historisë së saj gjate nje bashkebisedimi me studentet shqiptar te universitetit te Harvardit

Walker tregoi gjithashtu për presionet dhe akuzat që iu bënë për të mohuar të vërtetën, por theksoi se qëndrimi i tij i palëkundur bëri që bota të kuptojë realitetin në Kosovë. Ai e lidhi drejtpërdrejt këtë moment me firmosjen e njëanshme të marrëveshjes së Rambujesë dhe më pas ndërhyrjen e NATO-s, që i dha fund spastrimit etnik.

Duke reflektuar për Kosovën sot, ai e cilësoi atë si një nga vendet më demokratike, me një bazë të fortë ligjore dhe shtetërore. Por mbi të gjitha, ai e përshkroi përvojën e tij në Kosovë si një moment që i ndryshoi jetën përgjithmonë, jo vetëm politikisht, por edhe njerëzisht. Me emocione të veçanta, ai kujtoi edhe solidaritetin e popullit shqiptar, duke treguar se si familje shqiptare i ofruan të bëhej pjesë e tyre pas humbjes së bashkëshortes, një gjest që, sipas tij, nuk harrohet kurrë.

Ambasadori veçoi rolin historik të Madeleine Albright, duke e cilësuar si figurën kryesore që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës: “Ajo bëri më shumë se kushdo tjetër për Kosovën dhe meriton mirënjohjen më të madhe.”

Në emër të studentëve shqiptarë të Harvardit, Fatoni Limani theksoi se pavarësia e Kosovës nuk është dhuratë, por rezultat i sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjes së NATO-s: “Kurajo juaj për të thënë të vërtetën solli atë që sot kemi – shtetin e Kosovës.”

Ndërsa kryetari i VATRES në Boston, Mentor Maksutaj, u shpreh se komuniteti shqiptar do të mbetet përjetësisht mirënjohës ndaj ambasadorit Walker për rolin e tij historik: “Ju bëtë që realiteti të ndryshojë në Kosovë. VATRA do të vazhdojë të punojë për çështjen kombëtare.”-tha ai.

Në fund të aktivitetit, ambasadori Walker iu përgjigj pyetjeve të shumta nga të pranishmit, ndërsa VATRA dhe studentët e Harvardit i dorëzuan atij një mirënjohje të veçantë për kontributin e jashtëzakonshëm në mbrojtje të së vërtetës dhe të drejtave të popullit shqiptar.

Ky takim nuk ishte thjesht një event, ishte një rikujtim i gjallë i historisë, i sakrificës dhe i së vërtetës që ndryshoi fatin e një kombi ku pjesëmarrësi veç komunitetit ishte edhe përfaqësuesi i organizatës “MaasBesa” z.Eduard Lazri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular