HomePolitike“Jemi Parlament pa veshë”, deputetja tregon prapaskenat: Kur s’ka kamera, gjithçka është...

“Jemi Parlament pa veshë”, deputetja tregon prapaskenat: Kur s’ka kamera, gjithçka është më e qetë

Advertismentspot_img

Deputetja Romina Kuko ka deklaruar se problemi kryesor në Kuvendi i Shqipërisë nuk është mungesa e fjalës, por mungesa e dëgjimit mes palëve politike. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ajo Kuko tha se koha e të folurit në parlament e Partisë Demokratike është dyfish më e madhe se ajo e Partisë Socialiste, duke hedhur poshtë pretendimet se opozita nuk lejohet të shprehet.

“Koha e të folurit në parlament të Partisë Demokratike është dyfishi i PS-së. Shkoni, kontrollojeni, shikoni kohën që merret nga pala tjetër dhe patjetër që po, se mua personalisht mua më pëlqen edhe debati dhe kritika dhe përplasja dhe mirë që të kemi sa më shumë zë kur vjen puna nga opozita, por është dyfishi dhe çfarë dëgjojmë zakonisht nuk na lënë të flasim, nuk na lënë të diskutojmë, nuk na lënë të debatojmë e të tjera, e të tjera. E dëgjoj shpesh që thuhet parlament pa zë. Në fakt ne jemi parlament pa vesh sepse nuk dëgjojmë njëri-tjetrin kur flitet dhe është shumë e rëndësishme që të kemi mundësinë ta dëgjojmë njëri-tjetrin kur flitet”, tha ajo.

Duke folur për reformën administrativo-territoriale, ajo u shpreh se nuk është marrë asnjë vendim në mënyrë të njëanshme dhe se është zhvilluar dialog i vazhdueshëm mes palëve, madje janë bërë ndryshime sipas kërkesave të opozitës.

“Unë jam anëtare e reformës administrative territoriale, reformës së madhe që po diskutohet tani. Nuk ka asnjë vendim, asnjë vendim që është marrë në mënyrë unilaterale, por gjithmonë ka patur një dialog mes dy bashkëkryetarëve dhe madje është ndryshuar dhe plani fillestar i të gjitha konsultimeve që komisioni do të bënte në territor sipas kërkesave të opozitës dhe nuk e di në qoftë se e keni parë 10 ditë përpara është bërë një mbledhje shumë e gjatë vetëm për të akomoduar ato kërkesa”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular