Një zjarr ka shpërthyer në rafinerinë Mina Al-Ahmadi në Kuvajt pas një sulmi me dron.
Sipas raportimeve të Sky News Arabia, që citonin Korporatën e Naftës së Kuvajtit, ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të kontrolluar zjarret në disa njësi operative dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zona të tjera të rafinerisë.
Pavarësisht dëmeve materiale, kompania konfirmoi se nuk janë raportuar viktima nga incidenti. Aktualisht, autoritetet po monitorojnë situatën dhe po merren masa për të siguruar sigurinë në zonë.







