Nga hetimet paraprake dyshohet se vuanin nga probleme të shëndetit mendor. Dy gra të moshuara kanë humbur jetën këtë të hënë në Vlorë pasi janë vetëhedhur nga lartësia
Sipas policisë, rreth orës 05:10, në lagjen “Kushtrimi”, shtetasja B. L., 62 vjeçe, u gjet pa shenja jete në rrugë nga shërbimet e urgjencës. Dyshimet paraprake tregojnë se ajo është hedhur nga kati i tretë i banesës së saj.
Ndërkohë, rreth orës 08:10, në zonën e Transballkanikës, në vendin e njohur si “Kulla Fegaj”, shtetasja Dh. M., 78 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës. Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.







