Dasma e Mateos dhe Brikenës në shtëpinë e “Big Brother VIP” u shoqërua me momente romantike dhe një puthje pasionante mes çiftit, por ky organizim nuk shpëtoi pa u komentuar edhe jashtë shtëpisë.
Jul Deda, i cili ka qenë mjaft aktiv me reagimet e tij për dinamikat e këtij edicioni, e ka gjetur këtë moment për të lëshuar një thumb të drejtpërdrejtë ndaj nuses.
Përmes një postimi në InstaStory, aktori ka ndarë mendimin e tij duke shkruar: “Në Big Brother, kurrë mos thuaj kurrë, gjithçka mund të ndodhë. Prandaj duhet shumë kujdes ça nxjerr nga goja, pastaj gjykohesh.”
Ky reagim ironik vjen si një rikujtesë e një deklarate të prerë që Brikena kishte bërë në fillimet e spektaklit.
Në atë periudhë, ajo ishte shprehur me bindje të plotë se mes saj dhe Mateos nuk do të kishte kurrë asgjë.







