HomeAktualitetTë shtëna me armë në SHBA, plagoset reperi i njohur, përfundon në...

Të shtëna me armë në SHBA, plagoset reperi i njohur, përfundon në spital

Advertismentspot_img

Reperi amerikan Offset është plagosur me armë zjarri në Florida, pranë një kazinoje, gjatë mbrëmjes së së hënës.

Sipas mediave amerikane, 34-vjeçari, ish-bashkëshorti i Cardi B, është qëlluar pranë zonës së parkimit të Seminole Hard Rock Hotel & Casino, në qytetin Hollywood.

Përfaqësues të artistit konfirmuan se ai është jashtë rrezikut për jetën. “Ai është në gjendje të qëndrueshme dhe po merr kujdes mjekësor në spital”, thanë ata.

Policia lokale bëri të ditur se incidenti ndodhi rreth orës 19:00 dhe se situata u vu shpejt nën kontroll. Dy persona janë ndaluar, ndërsa hetimet vijojnë.

Sipas autoriteteve, i plagosuri ka pësuar lëndime që nuk rrezikojnë jetën dhe është transportuar në spital për trajtim.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se reperi kishte qenë duke folur me fansat pak minuta para të shtënave, madje kishte bërë foto me ta.

Ngjarja vjen disa vite pas vrasjes së ish-anëtarit të grupit Migos, Takeoff, i cili u qëllua për vdekje në vitin 2022 në SHBA.

Offset është një nga emrat më të njohur të skenës hip-hop dhe ish-anëtar i grupit Migos, si edhe ish-bashkëshort i reperes Cardi B.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular