HomeBota39 ditë luftë në Lindjen e Mesme, ushtria amerikane: Më shumë se...

39 ditë luftë në Lindjen e Mesme, ushtria amerikane: Më shumë se 13 mijë objektiva të goditura, qindra anije iraniane të shkatërruara

Advertismentspot_img

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) deklaron se ka goditur mbi 13,000 objektiva në Iran që nga nisja e operacionit ushtarak më 28 shkurt, në kuadër të operacionit të koduar Operacioni Epic Fury.

Në përditësimin e fundit, CENTCOM bën me dije se janë dëmtuar ose shkatërruar më shumë se 155 anije iraniane, ndërsa në listën e objektivave përfshihen struktura kyçe ushtarake dhe strategjike.

Mes tyre renditen selia e Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik, sistemet e mbrojtjes ajrore, bazat e raketave balistike, si dhe anije e nëndetëse të marinës iraniane.

Zhvillimet vijnë në një moment kur edhe Izraeli raporton për goditje të reja ndaj objektivave në territorin iranian, duke thelluar më tej përshkallëzimin e konfliktit në rajon.

Ndërkohë, bilanci humanitar po bëhet gjithnjë e më alarmant. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut, me seli në SHBA, mbi 3,500 persona janë vrarë në Iran që nga fillimi i sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael, mes tyre rreth 1,665 civilë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular