HomeKronikeE rëndë në Vlorë, i mituri u rrëzua nga ballkoni i një...

E rëndë në Vlorë, i mituri u rrëzua nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, humb jetën pas dëmtimeve të shumta

Advertismentspot_img

Policia e Vlorës ka dhënë detaje nga incidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Vlorë, ku një i mitur 2 vjeç ra nga ballkoni i shtëpisë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia 3”, ndërsa 2-vjeçari humbi jetën në vend.

Policia thotë se në shtëpi ka qenë dhe nëna e viktimës në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike.

Vlorë / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular