Bllokohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë nga 14-16 prill në doganat e Malit të Zi, Bosnje Hercegovinë dhe Serbi. Njoftimi është dhënë nga Dogana Shqiptare e cila ka bërë me dije se ky bllokim i përkohshëm vjen si shkak i grevës së kamionistëve në Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.
Dogana Shqiptare sqaron se përjashtim do të bëhet vetëm për transportin e mjeteve me kafshë të gjalla apo për raste emergjence, si dhe për lëvizjen e autoveturave.
“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon se, sipas njoftimit nga autoritetet doganore të Mali i Zi, gjatë datave 14-16 prill 2026 do të zhvillohet një grevë e transportuesve në:
Mali i Zi
Bosnje dhe Hercegovinë Serbi
Si pasojë, pritet bllokim i për-kohshëm i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë. Gjatë kësaj periudhe:
Përjashtim do të bëhet vetëm për transportin e mjeteve me kafshë të gjalla apo për raste emergjence, si dhe për lëvizjen e autoveturave”, thuhet në njoftim.







