Një banesë në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shuarjen dhe mos përhapjen e flakëve rreth banesave përreth.







