HomeSportE zbulojnë në Spanjë, Armando Broja i ofrohet Barcelonës, katalanasit po monitorojnë...

E zbulojnë në Spanjë, Armando Broja i ofrohet Barcelonës, katalanasit po monitorojnë edhe “piratin” Vedat Muriqi

Advertismentspot_img

Merkatoja e Barcelonës mund të flasë shqip sezonin e ardhshëm. Media spanjolle “Fichajes.net” raporton se Armando Broja i është ofruar klubit katalanas si një opsion me kosto të ulët për të përforcuar sulmin.

Situata e vështirë financiare e Barcelonës po i shtyn drejtuesit të shohin mundësi si huazimet apo transferimet ekonomike dhe profili i sulmuesit shqiptar përshtatet plotësisht. Pas një sezoni të vështirë nga lëndimet, Broja kërkon një nisje të re, ndërsa Barça sheh te ai fuqinë fizike dhe thellësinë që i duhet repartit të avancuar.

Megjithatë, Broja nuk është emri i vetëm në listë. Për të zëvendësuar Robert Lewandowski-n, i cili pritet të largohet në fund të sezonit, Barcelona po monitoron edhe “piratin” Vedat Muriqi.

Sulmuesi i Kosovës vlerësohet për përvojën në La Liga dhe aftësinë për të luftuar me mbrojtjet kundërshtare. Krahas dy shqiptarëve, në listë figuron edhe Alexander Sorloth i Atletico Madrid.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular