HomeSocialePse pesha e tepërt rrit rrezikun e kancerit? Cilat tumore rrezikohen dhe...

Pse pesha e tepërt rrit rrezikun e kancerit? Cilat tumore rrezikohen dhe cilët parametra duhen monitoruar

Advertismentspot_img

Në botë, mbi dy miliardë persona janë mbipeshë ose obezë, një shifër që nuk po bie, përkundrazi po rritet.

Ekspertët prej vitesh kanë ngritur alarmin, që pesha e tepërt prek rreth 30% të popullsisë dhe lidhet me mbi 4 milionë vdekje çdo vit, ku rreth 40% e rasteve janë te persona thjesht mbipeshë, jo domosdoshmërisht obezë.

Shkaku kryesor janë sëmundjet kardiovaskulare, por gjithnjë e më shumë edhe disa lloje kanceri.

Cilat sëmundje lidhen me mbipeshën?

Sipas ekspertes Rossana Berardi, presidente e zgjedhur e Shoqatës Italiane të Onkologjisë Mjekësore (AIOM), kilogramët e tepërt janë faktor rreziku i njohur për sëmundje kardiovaskulare, infarkt, diabet dhe disa lloje kanceri.

Përveç tyre, mbipesha lidhet edhe me hipertension, kolesterol të lartë, apnean e gjumit, probleme të frymëmarrjes, astmë, komplikacione në shtatzëni, si dhe çrregullime të humorit dhe depresion.

Cilat lloje kanceri lidhen me mbipeshën?

Sipas të dhënave më të fundit, në Itali mbipesha dhe obeziteti janë përgjegjës për rreth 3% të tumoreve te meshkujt dhe 7% te femrat. Ato rrisin rrezikun për kancer endometrial , kancer të zorrës së trashë, ezofagut, veshkave, pankreasit dhe gjirit, sidomos te gratë pas menopauzës. Studime të reja shtojnë edhe kancerin e stomakut, mëlçisë, fshikëzës së tëmthit, prostatës, vezoreve, tiroides dhe mielomën multiple.

Pse lidhen obeziteti dhe kanceri?

Sipas ekspertëve, ka disa mekanizma. Personat obezë shpesh kanë nivele të larta insuline dhe faktorësh rritës në gjak, gjë që rrit rrezikun për diabet dhe disa kancere si ai i zorrës së trashë dhe veshkave.

Gjithashtu, yndyra e tepërt shkakton inflamacion kronik, i cili mund të nxisë transformimin kancerogjen të qelizave.

Indet dhjamore prodhojnë gjithashtu hormone si estrogjeni, të cilët lidhen me kancerin e gjirit, endometrit dhe vezoreve. Po ashtu, obeziteti lidhet me dëmtime të ADN-së dhe stres oksidativ, që rrisin rrezikun për zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Cilët parametra duhen monitoruar?

Ekspertët theksojnë rëndësinë e dy treguesve kryesorë: indeksi i masës trupore (BMI) dhe perimetri i belit. BMI llogaritet duke pjesëtuar peshën me katrorin e gjatësisë. Nën 25 konsiderohet peshë normale, 25–30 mbipeshë, 30–40 obezitet dhe mbi 40 obezitet i rëndë. Megjithatë, BMI nuk është gjithmonë i saktë sepse nuk merr parasysh shpërndarjen e yndyrës apo masën muskulore. Më i rëndësishëm është edhe perimetri i belit, që nuk duhet të kalojë 80 cm, pasi lidhet drejtpërdrejt me rrezikun kardiovaskular dhe metabolik.

A e ul rënia në peshë rrezikun e kancerit?

Sipas ekspertëve, po. Siç ndodh me pirjen e duhanit. “10-20 vjet pas lënies së duhanit, rreziku i kancerit për një ish-duhanpirës kthehet në të njëjtin nivel me atë të dikujt që nuk ka pirë kurrë duhan.”, tha Berardi. Ashtu edhe humbja e konsiderueshme e peshës, mbi 10%, qoftë përmes kirurgjisë bariatrike apo ilaçeve moderne, lidhet me uljen e rrezikut për disa lloje kanceri. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme për të konfirmuar plotësisht këto gjetje.

Shkrim nga Corriere Della Sera

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular