Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner, e cila më pas ka bërë që zjarri të përhapet në të gjithë banesën.
Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe vendosjen e situatës nën kontroll.
Fatmirësisht, familja që banon në banesë ka mundur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Gjithashtu, forcat e policisë janë të pranishme në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Raportohet se flakët janë neutralizuar dhe nuk paraqesin më rrezik për banesat përreth.











