HomeBotaSulmi me armë në darkën ku ndodhej Presidenti i SHBA-ve, reagon Trump:...

Sulmi me armë në darkën ku ndodhej Presidenti i SHBA-ve, reagon Trump: Autori u neutralizua nga forcat e sigurisë

Advertismentspot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë detaje të reja lidhur mbi incidentin me të shtëna që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke e cilësuar atë si një sulm ndaj një eventi të dedikuar për lirinë e fjalës.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të sigurisë, Trump deklaroi se një person i armatosur kishte tentuar të kalonte një pikë kontrolli sigurie, ndërsa mbante me vete disa armë.

Sipas tij, autori u neutralizua nga agjentët e Shërbimit Sekret, të cilët ai i përshkroi si “shumë të guximshëm”. Gjatë ndërhyrjes, një agjent mbeti i plagosur, por fatmirësisht shpëtoi falë jelekut antiplumb.

“Një burrë i armatosur me disa armë u përpoq të kalonte kontrollin e sigurisë. Ai u neutralizua nga anëtarë shumë të guximshëm të Shërbimit Sekret”, u shpreh Trump, duke shtuar se i dyshuari tashmë ndodhet në paraburgim.

Presidenti e përshkroi autorin si “një person shumë i sëmurë”, duke theksuar se ai kishte avancuar me shpejtësi nga rreth 50 metra distancë përpara se forcat e sigurisë të ndërhynin.

Ndërkohë, hetimet janë shtrirë edhe në Kalifornia, ku autoritetet kanë arritur në banesën e të dyshuarit për të mbledhur prova shtesë.

Trump konfirmoi gjithashtu se ai vetë nuk ka pësuar lëndime, ndërsa njoftoi se eventi do të riplanifikohet në një datë tjetër. Ai shtoi se përvoja ishte traumatike për Zonjën e Parë, Melania Trump.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular