Janë publikuar pamjet nga momenti kur autori i sulmit me armë zjarri në darkën e korrespondentëve ku ndodhej edhe Donald Trump ka thyer sigurinë dhe është futur në sallën e eventit.
Siç shihet nga videoja, autori me shpejtësi “çan” sigurinë dhe futet në sallën ku po zhvillohej evendit. Por menjëherë kanë reaguar forcat e sigurisë dhe Shërbimi Sekret.
https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/116468650367386223/embedNë një postim në platformën Truth Social, Trump publikoi një foto të autorit të dyshuar të krimit të shtrirë pa lëvizur në dysheme me duart e lidhura pas shpine.Sipas CNN, fillimisht u raportua se autori i të shtënave ishte i vdekur. Megjithatë, Shërbimi Sekret dhe Trump kanë thënë se autori është arrestuar. Autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin për të shtënat si një burrë 30-vjeçar nga Kalifornia.








