HomeBotaPërplasje e ashpër për ujin në Çad, 42 të vdekur dhe 10...

Përplasje e ashpër për ujin në Çad, 42 të vdekur dhe 10 persona të tjerë të plagosur

Advertismentspot_img

Të paktën 42 persona kanë humbur jetën në lindje të Çadit, pas një konflikti mes dy familjeve për akses në burimet e ujit, i cili u përshkallëzua në sulme hakmarrëse.

Lajmi u konfirmua nga Zëvendëskryeministri Limane Mahamat, i cili vizitoi të hënën fshatin Igote në provincën Wadi Fira, pranë kufirit me Sudanin, aty ku shpërtheu dhuna.

Sipas autoriteteve, përveç viktimave, 10 persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në një qendër shëndetësore province për trajtim. Konflikti filloi si një mosmarrëveshje lokale, por u përhap me shpejtësi në zona më të gjera për shkak të sulmeve të ndërsjella mes komuniteteve.

Mahamat theksoi se ndërhyrja e shpejtë e forcave të sigurisë ndihmoi në stabilizimin e situatës dhe aktualisht situata është nën kontroll. Ai bëri të ditur se është nisur një proces ndërmjetësimi tradicional në komunitet dhe janë hapur procedura ligjore për të përcaktuar përgjegjësitë penale.

Përplasjet ndërkomunitare për burime si toka dhe uji janë të zakonshme në Çad, veçanërisht në rajonet rurale, ku burimet janë të kufizuara. Edhe vitin e kaluar, konflikte të ngjashme mes fermerëve dhe barinjve në jugperëndim të vendit shkaktuan dhjetëra viktima dhe shkatërruan banesa.

Situata është përkeqësuar më tej nga kriza në Sudan, e cila ka detyruar qindra mijëra refugjatë të kalojnë kufirin drejt Çadit lindor, duke rritur presionin mbi burimet tashmë të pakta. Në shkurt, autoritetet e shtetit të Çadit mbyllën kufirin me Sudanin për një afat të pacaktuar, për shkak të frikës nga depërtimi i luftëtarëve dhe përhapja e konfliktit.

Lufta në Sudan ka shkaktuar mbi 40,000 viktima sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, ndërsa miliona njerëz janë zhvendosur dhe vendi po përballet me një krizë të rëndë humanitare, me kushte urie në disa zona.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular