HomeBotaSi telefoni celular i shpëtoi jetën agjentit të Shërbimit Sekret në sulmin...

Si telefoni celular i shpëtoi jetën agjentit të Shërbimit Sekret në sulmin gjatë Darkës së Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë…

Advertismentspot_img

Një agjent i Shërbimit Sekret të SHBA-së ka mbetur i plagosur gjatë një sulmi me armë në një hotel ku po zhvillohej Darka vjetore e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, aktivitet ku ishte i pranishëm edhe presidenti Donald Trump.

Sipas autoriteteve, sulmuesi 31-vjeçar, i identifikuar si Cole Allen, tentoi të hynte në event, por u ndalua nga agjentët e Shërbimit Sekret përpara se të arrinte në sallën kryesore ku ndodheshin të ftuarit dhe zyrtarë të lartë.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave të sigurisë, autori arriti të qëllojë të paktën një herë, duke plagosur një agjent. Megjithatë, plumbi nuk shkaktoi dëmtime të rënda, pasi u devijua pjesërisht nga telefoni celular që ai mbante me vete dhe u zbut nga jeleku antiplumb që kishte veshur, duke i shpëtuar jetën.

Videoja e incidentit është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e eventit dhe nivelin e kontrollit në hyrje të hotelit.

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas ngjarjes, duke thënë se ka komunikuar me agjentin e plagosur dhe se ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, duke e vlerësuar si një person me moral dhe kurajo të lartë./

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular