HomeRajoniPas seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës,...

Pas seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës, LDK paraqet dokumentin me 15 firmat e deputetëve të saj për Vjosa Osmanin

Advertismentspot_img

Në përfundim të seancës së djeshme të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku ka shfaqur listën e 15 nënshkrimeve të deputetëve Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke garantuar kështu 15 vota për kandidaturën e Vjosa Osmanit.

Sipas LDK, në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, “Lëvizja Vetëvendosje inicioi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”. Ata theksuan se “nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës”.

“LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merret peng. Rendi kushtetues nuk është i negociueshëm. Për aktin e sotëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale”, tha Abdixhiku.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular