HomeAktualitetAkuzoi drejtuesen shqiptare për ngacmim seksual, ish-punonjësi kishte gënjyer edhe për sëmundjen...

Akuzoi drejtuesen shqiptare për ngacmim seksual, ish-punonjësi kishte gënjyer edhe për sëmundjen e babait, përfitoi leje të paguar për të bërë padinë!

Advertismentspot_img

Dalin detaje të reja në drita nga skandali në JP Morgan Chase, ku drejtuesja ekzekutive, shqiptarja Lorna Hajdini u akuzua për ngacmim seksual ndaj një ish-punonjësi.

Chirayu Rana, 35 vjeç, ish-bankier në JPMorgan Chase, pretendon se Hajdini e kishte droguar dhe e kishte detyruar në akt seksual, duke kërcënuar karrierën e tij. Ai dorëzoi padinë më 28 prill 2025 në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut nën pseudonimin “John Doe”.

Por burime të New York Post tregojnë se Rana kishte gënjyer kompaninë për një çështje personale, duke pretenduar se babai i tij ishte i sëmurë rëndë për të marrë gati tre muaj leje të paguar, të cilën e përdori për të përgatitur padinë kundër Hajdinit. Ai kishte marrë leje të ndryshme midis dhjetorit 2024 dhe majit 2025, duke u lejuar edhe të punonte nga distanca.

Lorna Hajdini, 37 vjeç, mohon çdo akuzë. Avokatët e saj deklaruan “Lorna i mohon kategorikisht akuzat. Ajo nuk ka qenë kurrë e përfshirë në ndonjë sjellje të papërshtatshme me këtë individ dhe nuk ka qenë kurrë në vendin ku supozohet të ketë ndodhur sulmi seksual i dyshuar.”

Hetimet pritet të vazhdojnë ndërsa media dhe publiku presin zhvillime të reja mbi këtë çështje që ka tronditur komunitetin financiar dhe jo vetëm.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular