HomePolitikeBerisha i del në krah Metës: Nuk ka përdorur kurrë në jetën...

Berisha i del në krah Metës: Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti, Monika po, të kushëririt të vet

Advertismentspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i doli sërish sot në mbrojtje Ilir Metës, i cili u shfaq pak ditë më parë në kafazin e qelqtë gjatë një seance në GJKKO.

Berisha iu referua një prej akuzave të SPAK-ut për Metën për përdorimin e dy kartave të kreditit në emër të një të afërmi të Monika Kryemadhit.

“CEZ DIA, e dënuan 6 vite Ismailin, i ka shkuar 30 herë Altin Dumani, Ismailit për ta liruar, për ta shpërblyer, për të përgatitur dosjen e tij dhe Ismaili i ka thënë nuk ka lidhje me mua. Dhe ai i bëri të gjitha ditët e burgut, nuk e bëri si dikush me një të tretën. Tjetër. Dërgojnë, nuk bëj avokatin e tij, dërgojnë letër porosi në SHBA për të kërkuar hetim për karta krediti, pasi thonë kemi vërtetuar se kanë përdorur, Monika dhe ky, dy karta krediti të kushëririt të Monikës. Dëshmitarë dhe fakte. Ilir Meta në jetën e tij nuk ka përdorur karta krediti kurrë as në Shqipëri, as jashtë vendit. Ajo ka përdorur kartë të kushëririt, atë ta analizojnë, ta bëjnë, por ama që e ka kushëri, e ka kushëri ajo zonja. Ilir Meta nuk ka asnjë provë dhe mashtrojnë autoritetet amerikane që ka përdorur dy. Si e vërtetuan? Ku i kanë provat? E akuzojnë për ligjin e minierave, të paraqitur nga PS. Ligji i minierave është paraqitur nga PS, jo nga partia e tij. A ka marrëzira të tilla? Dhe për këto, në kafaz”, tha Berisha.

Ai theksoi se kafazi është mjet torture në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe se ndaj Ilir Metës nuk ka asnjë provë.

“Ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit në kafaz xhami. Kafazi është mjet torture në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Kushtetutën e Shqipërisë. Është torturë dhe terror psikologjik ndaj të burgosurit. Dhe këta e përdorin ndaj një njeriu, ndaj të cilit nuk kanë të substanciuar absolutisht asnjë akuzë. Dhe nuk ka sot një njeri të vetëm, që të raportojë një akt konkret të provuar ndaj tij”.

Duke e cilësuar situatën si të paprecedentë në sistemin e drejtësisë, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndikim politik në proces.

“Duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelur Kartën e të Drejtave të Njeriut të OKB, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Se është armik i Edi Ramës. Shikoni ku arrin urrejtja e verbër e Edi Ramës. Imagjinoni, i ati, skulptori kriminel dy metra i gjatë si i biri, ai firmoste për të varur në litar Havzi Nelën për vargjet se era e Helsinkut do frynte në Shqipëri, kurse ky nuk e var dot, por përdor të njëjtat praktika në sallën e gjyqit që përdoreshin nga Enver Hoxha kundër armiqve të tij politikë”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular