HomePolitikeDemokratja vë në vështirësi Berishën: Si ka mundësi që nuk ke rivalë?...

Demokratja vë në vështirësi Berishën: Si ka mundësi që nuk ke rivalë? Kreu i PD: Përtojnë të garojnë, kanë edhe frikë nga humbja

Advertismentspot_img

Sali Berisha u përball sot me pyetjet e bazës së Partisë Demokratike se përse zgjedhjet për kreun e partisë po zhvillohen pa kandidatë realë.

Në Njësinë Administrisë nr. 5 në Tiranë, një demokrate i tha Berishës: “Doktor, meqenëse janë zgjedhjet për kryetarin e partisë, doja të pyesja, sepse deri tani kemi parë që askush po nuk ndihet për të konkurruar me juve. Mua më pëlqen gara, gara të rrit, të zbukuron. PD në gjithë këto vite nuk ka liderë, s’ka prodhuar liderë të tjerë të konkurrojnë me ju? Qoftë edhe nënkryetarët e partisë, janë numrat 2, duhet të bëhen numri 1.”

Përgjigjia e Berishës ishte e sforcuar dhe qesharake. Ai tha se arsyeja e vetme se përse në Partinë Demokratike nuk ka garë për lidershipin, është përtacia.

Sipas kryedemokratit, funksionarët e PD-së nuk garojnë për kryetarë sepse kanë frikë nga humbja dhe se përtojnë të provohen në zgjedhje.

“Procedura që e zgjedh anëtarësia e partisë janë pakicë, shumica e vendeve e zgjedh kuvendi, por është një pakicë që po rritet, pra nuk është se kjo procedurë po pëson zvogëlim, jo, kjo po shkon duke u përhapur më shumë. Konsiderohet më demokratike, për t’i dhënë anëtarit të partisë të drejtën e vendimmarrjes me votën e tij. Çfarë ka kjo procedurë si garë e përgjithshme, të jemi realistë në shumicën e rasteve nëse lexoni do të gjeni se zhvillohet pa kandidatë rivalë, pikërisht për të që thamë, sepse pretendojnë të provohen pa qenë të sigurt, domethënë të sigurt që çdo parti ka kriteret e veta për të marrë pjesë në garë, por kjo nuk është problemi”,- tha Berisha.

Për zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, votimet për të cilin pritet të mbahen më 23 maj, Sali Berisha nuk lejoi kandidimin e 5 demokratëve: Evi Kokalarin, Ervin Salianjin, Alesia Balliun, Mereme Selën dhe Vladimir Mulajn.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular