Tre persona u vranë nga të shtëna me armë jashtë një restoranti në qytetin e Linzit nëAustri. Lajmi u bë i ditur nga gazeta Kroner Zeitung. Ndërkohë mediat lokale raportojnë se një burrë i moshuar dyshohet se qëlloi dhe vrau një grua të moshuar dhe më pas një tjetë grua më të re përpara dyqanit.
Personi i armatosur më pas kreu vetëvrasje. Gratë që ai qëlloi ishin gruaja dhe vajza e tij, pohojnë raportet e medias. Sipas shërbimeve të emergjencës, nuk ka rrezik për publikun, ndërsa rrethanat në të cilat ndodhi të shtënat mbeten të panjohura.
Hetimet janë në kulmin e tyre. “Pati shumë të shtëna me armë. Pronari i dyqanit e mbylli menjëherë dyqanin”, tha një grua 84-vjeçare që ndodhej brenda restorantit në kohën e tragjedisë. Ajo u lejua të largohej nga dyqani vetëm pas gjysmë ore. Por dalja lejohej vetëm në të djathtë. Në të majtë, në parking, ishin tre trupat







