HomeAktualitetFibank zgjeron mundësitë efinancimit, produkte të reja për ndërtuesit, blerësit dhe emigrantët

Fibank zgjeron mundësitë efinancimit, produkte të reja për ndërtuesit, blerësit dhe emigrantët

Advertismentspot_img


Rritja e kërkesës për kredi pë
prona dhe zgjerimi i tregut imobiliar në Shqipëri po i shtyjnë bankat të
adoptojnë modele të reja financimi, më fleksibël dhe më të përshtatura me
dinamikat aktuale të tregut. Në këtë kuadër, Fibank po orienton strategjinë e
saj drejt zhvillimit dhe financimit të sektorit të pasurive të paluajtshme,
duke sjellë produkte të reja që synojnë të mbështesin njëkohësisht ndërtuesit,
investitorët dhe blerësit e banesave.

Fokusi i Fibank është përqendruar
në dy drejtime kryesore: fleksibilitet më i madh në financim dhe zgjerim drejt
klientëve ndërkombëtarë dhe emigrantëve.

Kredia me Kolateral Fleksibël – Nje
qasje ndryshe per financimin e pronave ne ndertim

Një nga produktet kryesore të
prezantuara nga Fibank ne konferecen “Vlera e Prones” është Kredia me Kolateral
Fleksibël (Flexy Collateral Loan), një model i ri financimi që ndryshon qasjen
tradicionale të kreditimit për blerjen e apartamenteve në ndërtim. Ndryshe nga
praktikat klasike, ku kërkohet kolateral shtesë për garantimin e kredisë, ky
produkt financon vlerën e ardhshme të pronës, duke u bazuar mbi kontratën e
porosisë së apartamentit dhe jo mbi hipotekimin e një pasurie ekzistuese nga
klienti.

Në këtë mënyrë, blerësit mund të
financojnë apartamente ende në fazë ndërtimi pa qenë të detyruar të vendosin
kolateral shtesë deri në momentin e pajisjes me certifikatën e pronësisë.

Ky model konsiderohet si një
instrument që synon të krijojë një cikël të ri financimi në tregun imobiliar,
ku banka, klienti dhe ndërtuesi bëhen pjesë e të njëjtit proces krijimi vlere.

Për kompanitë e ndërtimit,
avantazhet janë të shumta. Ndërtuesi nuk vendoset si garantor financiar për
kredinë, por vetëm si hipotekues i projektit, duke shmangur rritjen e
ekspozimit të tij në sistemin bankar. Në të njëjtën kohë, projektet financohen
në masë të madhe përmes fondeve të klientëve të kredituar nga banka, gjë që
ndihmon në rritjen e likuiditetit dhe përshpejtimin e ciklit të shitjeve dhe
ndërtimit.

Për klientët, produkti sjell
mundësinë për të investuar në prona që rritin vlerën gjatë fazës së ndërtimit,
duke shmangur njëkohësisht barrën e vendosjes së kolateralit shtesë. Ky model shihet
si një alternativë më modern për financimin e blerjeve në tregun e pasurive të
paluajtshme, në një kohë kur kërkesa për apartamente vijon të mbetet e lartë.

Kredia per te huaj dhe emigrante –
edhe jo rezidentet mund te marrin financim ne Fibank

Fibank ka krijuar gjithashtu edhe
nje oferte specifike per emigrantët dhe shtetasit e huaj qe kane interes për të
investuar në prona në Shqipëri. Përmes produktit Kredi Hipotekore për të Huaj
dhe Emogrante (Mortgage Loan for Foreigners & Emigrants), banka ka krijuar
një strukturë financimi të dedikuar për klientët jo-rezidentë.

Ky produkt u jep mundësi
emigrantëve dhe të huajve të financojnë prona në Shqipëri me kushte të
përshtatura për profilin e tyre financiar. Klientët mund të financojnë deri në
70-80% të vlerës së pronës, duke ulur ndjeshëm nevojën për kapital fillestar,
ndërsa afati i kredisë mund të shkojë deri në 30 vite, duke e bërë këstin më të
përballueshëm dhe investimin më afatgjatë. Një tjetër element që synon të rrisë
atraktivitetin e produktit është fakti që kjo kredi nuk e ka te detyrushem sigurimin
e jetes nga kredimarresi.

Qasja e re e Fibank vjen në një
moment kur kreditimi për pasuritë e paluajtshme po zë një peshë gjithnjë e më
të madhe në tregun bankar, ndërsa sektori i ndërtimit dhe investimet në prona
mbeten ndër motorët kryesorë të rritjes ekonomike në vend.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular