Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur sot në futbollin çek, në derbin e Pragës ku përballeshin Slavia me Spartën.
Sfida është braktisur 2 minuta para fundit, për shkak të hyrjes në fushë të tifozëve vendas që kanë shkatërruar gjithçka.
Ndeshja po fitohej 3-2 nga Slavia e cila praktikisht me këtë fitore hipotekonte titullin kampion.
Por në mënyrë të pabesueshme, 2 minuta para vërshëllimës përfundimtare, tifozët vendas vendosën të pushtonin fushën me fishekzjarrë, duke gjuajtur tifozët kundërshtarë, por edhe lojtarët e Spartës në fushë.
Ata shkatërruan edhe një nga portat, duke krijuar një situatë të rrezikshme të cilën policia me shumë vështirësi e vuri nën kontroll.
SHIH VIDEON
Por për rifillimin e sfidës as që bëhej fjalë, pasi tifozët kishin sulmuar portierin e Spartës duke e dëmtuar dhe ekipi vendosi të largohej menjëherë nga stadiumi.
SHIH VIDEON
Tani priten masa të rënda ndëshkimore ndaj Slavias e cila mund të penalizohet ndjeshëm dhe të rrezikojë edhe titullin kampion në këtë sezon.







