Nuk kanë fund telashet para startit të Botërorit 2026, pasi prania e Iranit në këtë aktivitet mbetet në dyshim të madh dhe krijon telashe të shumta për FIFA-n.
Për momentin, lufta mes SHBA dhe Iranit duket se e bën të pamundur këtë pjesëmarrje dhe FIFA duhet të gjejë një zgjidhje.
hipoteza që po dëgjohet gjithnjë e më shumë është ajo e një play-off ndërkombëtar mes katër skuadrave me dy gjysmëfinale dhe një finale, që do të përcaktojë se kush merr pjesë në aktivitet në vend të Iranit.
Në teori, do të përzgjidheshin dy skuadrat me koeficientin më të lartë në UEFA që nuk janë kualifikuar nga play-off (Italia dhe Danimarka), si dhe dy skuadrat me koeficientin më të lartë nga Azia. Do të zhvilloheshin dy gjysmëfinale dhe pastaj finalja për të përcaktuar se kush do të zëvendësonte Iranin.
Precedenti i FIFA-s ishte para Botërorit të Klubeve të vitit të kaluar, kur ajo përjashtoi Leon dhe vendosi që të zhvillohej një play-off mes Klub Amerika dhe Los Anxheles FC.
Kjo është hipoteza që përfshin europianet, nëse FIFA nuk zgjedh logjikën dhe kalon aty direkt një skuadër aziatike, që në këtë rast do të ishin Emiratet e Bashkuara Arabe.
Vendimi pritet të merret javën e ardhshme, pasi në teori, të gjitha vendet pjesëmarrëse në një Botëror, duhet të konfirmojnë praninë e pakthyeshme të tyre në Botëror 30 ditë para ndeshjes së parë, që luhet më 15 qershor.







