Një aksident ku janë përfshirë dy automjete, ka ndodhur mbrëmjen e sotme (9 maj) në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të fshatit Bishqethëm.
Një mjet tip “Golf” dhe një tip “Opel” janë fërkuar dhe që të dyja janë përplasur me barrierat e hekurta anësore të autostradës.

Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale dhe për fat të mirë asnjë nga 4 personat që ishin në të dy makinat nuk ka pësuar lëndime serioze.
Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer dokumentimin e rastit, si dhe ka disiplinuar trafikun e rënduar të krijuar nga aksidenti.
Sipas të dhënave të para dyshohet se një prej mjeteve ka kryer manovër të gabuar në parakalim dhe për pasojë drejtuesi e të dyja mjetet e përfshira kanë humbur kontrollin dhe kanë përplasur me barrierat e hekurta.
Pritet që ekspertiza autoteknike e policisë, që të përcaktojë dhe shkaqet e sakta se çfarë ka ndodhur.







