Kryeministri Edi Rama në shënimet e javës në podkasin e tij “Flasim” e nisi me Ditën e Evropës, ku ndër të tjera tha se Shqipëria është më afër se kurrë Bashkimit Evropian.
Ai u shpreh se maja që ata duan të shkojnë është e arritshëm me angazhim dhe vullnet, ndërsa theksoi së Komisioni Evropian dhe vendet anëtare janë në një fazë ku po diskutojnë reportin e komisionit.
Sipas kryeministrit ky raport thotë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë.
“Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord. Komisioni Evropian dhe vendet anëtarë janë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raporton e komisionit, që thotë se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë dhe është në e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së negociatave nëpërmjet piketave të ndërmjetme”, tha ndër të tjera Rama.







