HomePolitikeKujtim Gjuzi këshillon Berishën: “Doktor, hape garën” dhe i lutet Merkoçit: Kandido!...

Kujtim Gjuzi këshillon Berishën: “Doktor, hape garën” dhe i lutet Merkoçit: Kandido! Merkoçi: Nuk dua! Ajo nuk është më parti e djathtë

Advertismentspot_img

Ish-deputeti i PD, Kujtim Gjuzi, i cili e quan Sali Berishën ‘një Skënderbej i dytë’, ka këshilluar kreun e PD të tërhiqet dhe të hapë garën. Gjuzi i bëri thirrje Berishës të hapë procesin dhe të mos futet i vetëm në garë, duke e konsideruar këtë të rëndësishme për demokracinë brenda PD-së.

“Doktor hape garën. Demokracia nuk e lë garën vetëm”, ishte këshilla e Gjuzit, i cili nga ana tjetër i propozoi Fatmir Merkoçit që të kandidojë në 23 maj.

“Mos e lër Doktorin vetëm. Mos e lër PD-në vetëm” i tha Gjuzi Merkoçit, në një apel që ngjante më shumë me një lutje. 

Por, Merkoçi refuzoi, duke deklaruar se PD nuk është më një parti e djathtë dhe se mungesa e prodhimtarisë politike po e çon drejt falimentimit.

“Nuk dua. Ajo parti nuk është parti e djathtë. Fatkeqësia e të gjitha partive politike është se duke mos prodhuar politikë nuk prodhojnë asgjë. Në PD nuk ka prodhimtari, ndaj po falimenton. Nuk ka garë në PD. Kjo parti vetëm po rrudhet dhe tkurret”, tha Merkoçi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular