Me date 14 maj 2026, gjate nje vizite ne zyren qeveritare te shtetit te Nebraska, SHBA, kolonel Dritor Papa, drejtor i planifikimit ne Shtabin e Pergjithshem te Forcave te Armatosura, u nderua me titullin ‘Qytetar Nderi’ i shtetit te Nebraska, SHBA.
Ky vleresim iu be kolonel Papa gjate nje vizite tre javore qe ai po zhvillon ne SHBA, me ftese te Departamentit Amerikan te Shtetit.
Qellimi i kesaj vizite eshte njohja me procesin e politikeberjes ne fushen e sigurise dhe mbrojtjes dhe perspektivat mbi ceshtje globale te sigurise, ekzaminimi i ceshtjeve specifike te sigurise, si konfliktet rajonale, siguria e burimeve te energjise, siguria kombetare, terrorizmi nderkombetar dhe roli i diplomacise parandaluese per adresimin e ketyre sfidave.
Në kontekstin evropian, vizita ka per qellim diskutimin e arkitektures se sigurise evropiane, perfshire rolin e NATO, BE, OKB dhe organizatave te tjera nderkombetare ne adresimin e krizave globale, dhe eksplorimi i perfitimeve te bashkepunimit SHBA – Evrope ne fushen e sigurise.
Pjese e programit kane qene vizita dhe takime ne Departamentin e Luftes ne Uashington, vizita dhe takime ne shtabin e ‘General Atomics’, Scapa, dhe Organizaten Boterore te Tregtise ne San Diego Kaliforni, vizita ne Komanden Strategjike ne Nebraska, dhe vizita ne Komanden Veriore dhe Akademine e Forces Ajrore te SHBA, ne Kolorado Springs.
Kolonel Papa, aktualisht drejtor i planifikimit ne Shtabin e Pergjithshem te Forcave te Armatosura, ka nje eksperience te gjate pune ne FARSH, gjate se ciles ka mbajtur detyra te ndryshme brenda dhe jashte vendit.










