Pritjes 22-vjeçare të Arsenalit i vjen fundi! Skuadra e Mikel Artetës, është shpallur zyrtarisht kampion i Premier Ligës nga “divani”, pas barazimit 1 me 1 të Mançester Sitit ndaj Burnemuth.
Kur ka mbetur edhe 1 javë nga fundi i kampionatit, Arsenali kryeson me 82 pikë, katër me shumë se Siti i vendit të dytë. Hera e fundit që Arsenali fitonte Premier Ligën ishte sezoni 2003/04.
Asokohe skuadra e drejtuar nga Arsen Venger e mbylli kampionatin pa asnjë humbje: 26 fitore dhe 12 barazime në 38 ndeshje. Në atë ekip ishin emra si hierry Henri, Patrik Vieira dhe Denis Bergkamp, etj. Tashmë një festë legjitime ka shpërthyer në Londër, për triumfin e “Topçinjve”.







