HomeBotaNga telefoni i humbur te ndryshimi i testamentit, provat që rrethojnë Jonathan...

Nga telefoni i humbur te ndryshimi i testamentit, provat që rrethojnë Jonathan Antic për vrasjen e babait të tij, themeluesin e Mango-s

Advertismentspot_img

Një ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Spanjë po dominon mediat iberike, pasi Jonathan Andic, djali i miliarderit dhe themeluesit të markës së njohur të veshjeve “Mango”, Isaac Andic, është arrestuar nga autoritetet me akuzën se ka planifikuar vdekjen e të atit.

Edhe pse ai ka paguar garancinë prej 1 milion eurosh dhe ndodhet përkohësisht i lirë, hetuesit spanjollë dyshojnë se bëhet fjalë për një vrasje të paramenduar dhe jo për një aksident malor, siç u raportua fillimisht pas vdekjes së biznesmenit 71-vjeçar në zonën malore të Montserrat, pranë Barcelonës

Sipas “El Pais”, ekzistojnë të paktën shtatë prova dhe elemente kontradiktore që rëndojnë pozitat e Jonathan Andic.

Një prej pikave kryesore janë mospërputhjet në dëshmitë e tij. Fillimisht ai deklaroi se ndodhej 4-5 metra para të atit gjatë ecjes, kur dëgjoi gurë që rrëshqisnin dhe pa trupin e tij të binte mes shkurreve. Më pas ndryshoi versionin, duke pretenduar se e kishte parë babanë të përdorte telefonin vetëm në fillim të shëtitjes.

Image

Megjithatë, analiza e celularit të Isaac Andic tregoi se ai kishte bërë vetëm një video dhe një foto në nisje të ecjes dhe nuk e kishte përdorur më telefonin. Hetuesit theksojnë se është pothuajse e pamundur që djali të mos ketë parë momentin e rënies, pasi dukshmëria në zonë ishte e mirë.

Një tjetër element që ka ngritur dyshime është fakti se Jonathan Andic kishte vizituar zonën e Montserrat tri herë gjatë javës para tragjedisë, më 7, 8 dhe 10 dhjetor, çka sipas policisë mund të tregojë planifikim paraprak të vendit ku ndodhi ngjarja.

Ekspertiza teknike në vendin e rënies zbuloi gjithashtu shenja të pazakonta rrëshqitjeje në tokë, të cilat sipas autoriteteve nuk duket se janë krijuar rastësisht. Raporti flet për lëvizje të përsëritura “para-mbrapa”, që mund të jenë bërë me qëllim.

Dyshime të forta kanë lindur edhe për zhdukjen misterioze të telefonit të Jonathan Andic. Disa muaj pas vdekjes së të atit, ai ndërroi iPhone-in e tij dhe fshiu të gjitha të dhënat nga pajisja e vjetër, e cila më pas rezultoi e “vjedhur” gjatë një udhëtimi të shkurtër në Quito të Ekuadorit. Hetuesit vërejnë se zhdukja e telefonit përkon me momentin kur çështja nisi të rihapej nga drejtësia.

Autoritetet po hetojnë edhe marrëdhënien problematike mes babait dhe të birit. Sipas mesazheve të analizuar në WhatsApp, Isaac Andic ishte i shqetësuar nga varësia e djalit për paratë dhe trashëgiminë.

Image

Madje, biznesmeni kishte vendosur të ndryshonte testamentin e tij dhe të krijonte një fondacion bamirësie, gjë që dyshohet se mund të ketë tensionuar më tej raportet familjare.

Sipas gjykatësit të çështjes, ekzistojnë tashmë prova të mjaftueshme që sugjerojnë “përfshirje aktive dhe të paramenduar” të Jonathan Andic në vdekjen e të atit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular