HomeKultureArti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Birçe Hasko

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Birçe Hasko

Advertismentspot_img

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit shqiptar Birçe Hasko, një prej figurave më të vlerësuara të skenës shqiptare. Lajmi u bë publik nga aktori i njohur Mevlan Shanaj.

Ka ikur Birçe Hasko. Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare. Ka ikur njeriu që solli karakterin ” popullor” të jugut duke e bërë të pavdekshëm. Iku labi Birçe Hasko. Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi  mjeshtrisë së interpretimit. Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të  karakterit. Lamtumirë Mik bashkëpunëtor ! NJERI”, shkruan aktori.

Ai u dallua për interpretimet e tij të roleve komike dhe popullore, duke sjellë në ekran dhe në teatër karaktere të gjalla, veçanërisht nga jugu i Shqipërisë.

I lindur më 15 mars 1942 në Dukat të Vlorës, Hasko fillimisht punoi si mësues dhe drejtues shkolle përpara se të studionte për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Pas diplomimit, ai u angazhua si pedagog dhe më pas si dekan i Fakultetit të Artit Skenik në Akademinë e Arteve.

Gjatë karrierës së tij artistike, ai realizoi dhjetëra role në teatër dhe film, duke u bërë i njohur për interpretimet në vepra si “Njeriu me top”, “Koncert në vitin 1936”, “Radiostacioni” dhe “Përrallë nga e kaluara”. Për kontributin e tij në art, ai është nderuar me titujt “Artist i Merituar”, “Profesor” dhe “Mjeshtër i Madh”.

Gjatë karrierës së tij, ka realizuar 32 role filmike, ndër të cilat veçohen:

“Kur zbardhi një ditë” (1970) – Sulo ballisti,

“Malet me blerim mbuluar” (1971) – Osmani,

“Njeriu me top” (1977) – Tosun Baçi,

“Koncert në vitin 1936” – Tellalli,

“Radiostacioni” (1979) – Mete Aliu,

“Dhe vjen një ditë” (1986) – Dajë Alushi,

“Përrallë nga e kaluara” (1987) – plaku i sertë,

“Shkëlqim i përkohshëm” (1988) – babai i Danes (për të cilin fitoi Çmimin e Dytë në Festivalin e Filmit),

“I dashur armik” (2005) – tregtari çifut

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular