HomePolitikeRama sulmon ashpër Berishën në 35-vjetorin e PS-së Durrës: Në krye të...

Rama sulmon ashpër Berishën në 35-vjetorin e PS-së Durrës: Në krye të PD mbijeton një mbeturinë e neveritshme e komunizmit

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ka përdorur tone të ashpra ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partia Socialiste në Durrës.

Në fjalën e tij para socialistëve, Rama deklaroi se PS është shkëputur prej kohësh nga e kaluara komuniste, ndërsa akuzoi Berishën se vijon të përfaqësojë “fytyrën më të shëmtuar” të atij sistemi.

“Krahu tjetër vazhdon të drejtohet nga një mbeturinë e komunizmit, në formën e vet më të neveritshme”, u shpreh Rama, duke iu referuar liderit demokrat.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se Berisha mishëron sipas tij modelin e “komunistit-antikomunist”, duke e akuzuar për përdorimin e retorikës përçarëse dhe për mbajtjen peng të opozitës shqiptare.

Deklaratat e Ramës pritet të ndezin sërish përplasjen politike mes mazhorancës dhe opozitës, në një periudhë kur klima politike në vend mbetet e tensionuar.

Rama:

 PS është një parti liberale dhe një parti e lidhur ngushtë me atë Luftë Nacionalçlirimtare që e vendosi Shqipërinë në krahun e duhur të historisë. Por, nga ana tjetër, PS e ka të qartë që në hapat e parë raportin me atë pjesë që na lidh me diktaturën komuniste, ndërsa të tjerët kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë sot komunistët dhe jo komunizmin.

Ndërkohë që PS i ka vlerësuar komunistët për atë që kanë qenë dhe e ka refuzuar komunizmin për atë që ka kryer.

Nuk është rastësi që sot, në anën tjetër, vazhdon dhe mbijeton në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit, e komunizmit në formën e vet më të neveritshme, siç e përcaktonte Vaclav Havel: formën më të keqe e ka te komunisti-antikomunist

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular