Pas aksidentit të djeshëm ku përplasi për vdekje një 7-vjeçar, arrestohet regjisori Petri Bozo. Pas aksidentit, Bozo deklaroi në polici se nuk ka qenë me shpejtësi, por autoritetet mendojnë se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi. Ngjarja ndodhi në aksin “Elbasan–Librazhd”.
Dëshmitarë në vendngjarje kanë treguar se, pasi kishin lënë vajzën në shkollë, nëna dhe djali po lëviznin drejt një dyqani aty pranë. Në ato momente dyshohet se fëmija është shkëputur nga dora e së ëmës dhe është përplasur nga automjeti që drejtohej nga Petri Bozo. Ndërkohë, pak kohë më parë, gjatë një interviste për Top News regjisori, i cili është dhe djali i ish deputetes socialiste, Luljeta Bozo, duke folur për përvojat e tij në drejtimin e automjetit tregoi se gjatë jetës kishte qenë i përfshirë në më shumë se 20 aksidente rrugore, edhe pse thekson se vetëm njëherë ishte ndier realisht në rrezik për jetën.
Ai pranon gjithashtu se mund ta drejtojë makinën me shpejtësi, por thotë se është i kujdesshëm.







