Prof. Asoc. Dr. Bilbil MEMAJ/Ish Drejtor Përgjithshëm Policisë Shtetit
Elez ISMAILUKAJ/Vëllai i Dëshmorit
Në jetë ndodhin shumë ngjarje, shumë nga ato janë harruar. Por ka disa që nuk harrohen kurrë, ato janë aq të përjetuara dhe të fiksuara në qenien tonë sa nuk do harrohen sa të jemi në këtë botë. Një nga këtë ngjarje është rënia në krye të detyrës e Oficerit të Policisë së Shtetit Vladimir Ali Ismailukaj. Ai ra në krye të detyrës, plotë 25 vite më parë, në luftë me kriminelët, në shërbim të qytetarëve, në mbrojtje të rendit publik, në shërbim të atdheut. Sot e kujtojmë me shumë mall dhe respekt, duke e nderuar me përulësi. Ne sot i bëjmë homazh veprës së tij sublime.
Vladimir Ismailukaj ishte oficerë policie me shërbim në Komisariatin e Kurbinit, dhe në mëngjesin duke u gdhirë dita e 09, Qershorit 2001, mori një denoncim nga një çift qytetarësh. Ata ishin grabitur nga kriminelët në rrugën, nga Lezha për në Laç, duke treguar edhe vendin ku ishin grabitur. Vladimiri menjëherë mori punonjësit e policisë që ishin në gatishmëri dhe mjetet e punës dhe u nisë për në vendin e ngjarjes. Në momentin që makina e policisë mbërriti në vendin e ngjarjes, kriminelët që ishin të pozicionuar në pritë qëllojnë me armë zjarri kundër grupit të policëve duke i marrë jetën oficerit Vladimir Ismailukaj. Dora e zezë kriminale e vendosur në pritë e goditi pabesisht atë. Ai ra në krye të detyrës. Ra për të siguruar qetësin e këtij populli, në shërbim të qytetarëve për të mos u grabitur nga kriminelët. Ra për të mos u harruar kurrë! Dha jetën, gjen më të shtrenjtë që ka njeriu në interes të shoqërisë. Akti i tij heroik u bë frymëzim për policinë e shtetit për të luftuar krimin, u bë modeli i përkushtimit ndaj detyrës, me veprën e tij, u bë i pa vdekshëm. E dha jetën në kulmin e rinisë së tij, sapo e kishte krijuar familjen e tij të re, nuk e kishte mbushur akoma vitin që ishte martuar. Plumbi në errësirës nga njerëzit e errët i morën jetën në lulen e rinisë, nuk e lanë të gëzonte familjen dhe të realizonte ëndrrat e tija.
Ai ishte një oficerë karriere, kishte punua në disa komisariate. Pata fatin ta njihja nga afër në komisariatin e Shkodrës ku punuam së bashku, atje ishte oficerë me shërbimet e rendit. Ishte nga ata oficer që kurrë nuk tërhiqej para vështirësive dhe sidomos në atë kohë të vështirë të viteve 1999-2000. Shkodra ishte një lloje testi për oficerët e policisë, për atë periudhë dhe ai tregoj profesionalizëm dhe përkushtim të veçantë. Këto vështirësi e kalitën më shumë duke e përgatitur për të kontribuar në detyra të vështira dhe në komisariate të tjera.
Në momentin që mora informacionin për ngjarjen, organizova operacionin së bashku me drejtuesit e policisë në Qarkun Lezhë për kapjen e kriminelëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë. Rrugës për në vendngjarje përfytyroja atë, oficerin trim. Nuk mund ta besoja se Ai nuk do ishte më fizikisht midis nesh. Ishte një humbje dhe dhimbje e madhe dhe e pa zëvendësueshme për prindërit, familjen e tij, për bashkëshorten, për ne kolegët dhe për të gjithë Policinë e Shtetit.
Vladimiri ishte nga një fshat i Tropojës, nga Llugaj vendi ku djemtë bëhen shpejt burra dhe për karakterin që kanë ju kanë hije punët e vështira. Ai ishte lindur dhe rritur në një familje shumë të nderuar, të respektuar nga e gjithë zona e Tropojës. Familja Ismailukaj historikisht ka qenë familje e lidhur dhe në shërbim të interesave të atdheut. Në Luftën Nacional-Çlirimtare kjo familje ishte pjesëmarrëse aktive ne këto formacione. Xhaxhi i Vladimirit, Shaban Ukshin Ismailukaj dhe kushëriri i tij Bajram Man Ismailukaj u rreshtuan partizanë në Brigadën XXV sulmuese dhe luftuan deri në çlirimin e plot të gjitha viset shqiptare, e deri në ish Jugosllavi.
Vladimiri ishte një nga djem e prindërve Ali dhe Gjyle Ismailukaj, të përkushtuar për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tyre. Kërkues ndaj tyre për tu bërë qytetar të denjë për familjen, shoqërinë dhe për atdheun. Prindër model, të ndershëm dhe shumë punëtor, të respektuar në miqësi e shoqëri. Aliu në jetën e tij është dekoruar me “Medalje e Trimërisë” në shërbimin për mbrojtjen e kufirit shtetëror gjatë shërbimit ushtarak në Postën Kufitare Qafe-Thane, Pogradec dhe me “Medaljen e Punës” në jetën civile. Jeta dhe qëndrimi i këtyre prindërve ishte modeli më i mirë dhe burim i frymëzimi për fëmijët e tyre. Në këtë familje u edukua Ai, që të kishte dashuri për njerëzit, për të shërbyer me ndershmëri dhe me dinjitet duke ju dalë zot detyrave që do të merrte. Këto ishin virtyte që buronin nga shpirti i kësaj familje të nderuar Tropojane. Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoj në vendlindje, studioj për Polici nënë shembullin e vëllait të tij Elezit që me shumë integritet shërben për gati 4 dekada në Policinë e Shtetit. U bë një oficerë shumë i aftë profesionalisht dhe i përkushtuar. Pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Rendit në 1997, filloj punë në Policinë e Shtetit, fillimisht në komisariatin e Tropojës dhe më vonë në komisariate të tjera. Puna me krimin ishte shumë e vështirë por ai kërkonte dhe luftonte pa kompromis për sigurimin e rendit dhe të qetësisë, për të cilën dha edhe jetën.
Në vlerësim të veprës së tij.
-Qyteti i Lezhës me vendim Nr.38. dt. 09.06.2001 i jep titullin: “DËSHMOR I ATDHEUT”
-Këshilli i Bashkisë Bajram Curri me vendim Nr.32 dt.10.06.2001 i jep titullin:
“QYTETAR NDERI” i qytetit Bajram CURRI
-Presidenti i Republikës Rexhep Meidani me Dekretin Nr. 3057 Dt. 13.06.2001, I jep;
“MEDALJEN E ARTË TË SHQIPONJËS”
Me rastin e kësaj humbje të madhe, familjes ju dërgua letër nga Kryeministri i Shqipërisë, nga Ministri i Rendit Publik. Në respekt dhe me shumë dhimbje bënë homazhe pran familjes në fshatin Llugaj, shumë oficerë policie nga shumë komisariate ku Ai kishte shërbyer, në to mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit. Në çdo përvjetor të rënies, janë bërë takime dhe jubile përkujtimor dhe do të vazhdojnë të bëhen, në respekt dhe kujtim të aktit heroik të Vladimirit.
Për dëshmorin Vladimir Ismailukaj u bënë poezi, u kënduan dhe do të këndohen këngë, u realizua edhe filmi dokumentar me titullin “PRANVERA TË NDALURA RRUGËS” me skenarist poeti dhe shkrimtari e njohur Hamit ALIAJ, realizuar nga Ilir BUÇPAPAJ me kontribut edhe të Smail BUÇPAPAJ. Ky dokumentar pati përkujdesje të veçante edhe nga ish drejtori i TV publik Shqiptar Agran ÇOBANI.
Vladimir do të mbetesh i pa harruar. Ti re si trim në krye të detyrës, lartësove veten tënde duke u bërë i pavdekshëm, nderove familjen tënde të shtrenjtë dhe i shtove vlerat Policisë së Shtetit Shqiptar.
I pa harruar do të mbetesh në jetë të jetëve!








