Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli këtë fundvit ka patur takim me nxënësit ekselentë të Kamzës dhe Paskuqanit si dhe ka takuar talentet e qytetit një krenari për zonën.
Duhet të kujtojmë dhe theksojmë faktin se veç mbështetjes me investime në sistemin arsimor në Kamëz, Bashkia dhe kryebashkiaku Rakip Suli kanë qenë të përqendruar për të dhënë çfarëdo mbështetje tjetër per talentet e shkoklave, por dhe për arsimtarët dhe drejtuesit e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, kanë kërkuar në dyert e pushtetit lokal dhe ky institucion ka mundur të iu gjendet. Kryebashkiaku Rakip Suli ka qenë i angazhuar për të dëgjuar çdo ankesë, vlerësuar atë dhe dhënë zgjidhje në çdo objekt të sistemit arsimor në territorin e Bashkisë Kamëz. Rakip Suli ka dhene mbështetje është dhënë për nxënësit talente në shkollave, ekselentët kanë qenë nën vëmendje maksimale ku për herë të parë u kthyen bursat për ta si në sistemin 9-vjecar dhe atë të mesëm, si dhe për arsimtarët dera e bashkisë ka qenë e hapur jo vetëm si prind por dhe mësimdhënës për ti dëgjuar për ankesat apo dhe idetë që ata kanë për mbështetjen për arsimin.
Statusi i Rakip Sulit
Mirëprita me shumë kënaqësi maturantët ekselentë të gjimnazeve “Ibrahim Rugova”, “Elez Isuf Ndreu”, “Gramoz Palushi”, “Sulejman Elezi” dhe “Isa Boletini”
Me shumë krenari ndamë certifikata mirënjohjeje për rezultatet më të mira në mësime, si edhe bursat e ekselencës për të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë çdo ditë.
Për të 6-in vit radhazi, vazhdojmë të mbështesim nxënësit ekselentë, sepse suksesi i tyre është frymëzim dhe dëshmi se puna, përkushtimi dhe ëndrrat shpërblehen gjithmonë.
Urojmë që ky të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm akademik dhe profesional, duke i uruar secilit prej tyre sa më shumë suksese në studimet universitare dhe në realizimin e ëndrrave të tyre.







