HomeSportGasperinit nuk i ndahet zemra nga Gjimshiti, kërkon te Roma kapitenin e...

Gasperinit nuk i ndahet zemra nga Gjimshiti, kërkon te Roma kapitenin e Shqipërisë për ta ndihmuar në Champions

Advertismentspot_img

Karriera e Berat Gjimshitit ka ndryshuar në mënyrë drastike falë Xhampeiro Gasperinit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shkëlqeu nën urdhrat e trajnerit të njohur dhe u kthye në një nga liderët e Atalantës së mrekullive e cila ia doli të fitonte edhe Ligën e Europës.

Por edhe Gasperini ka përfituar maksimalisht nga aftësitë e Gjimshitit për t’u përshtatur kudo në linjën e prapavijës. Ndoshta kjo është arsyeja e cila sipas mediave italiane, ka shtyrë atë që të kërkojë afrimin e Gjimshitit gjatë merkatos së verës në radhët e Romës.

Ndryshimi i trajnerëve në Bergamo dhe afrimi i Mauricio Sarrit që kërkon një lloj tjetër lojtarësh në prapavijë, mund të bëjë që Gjimshiti të largohet pas shumë vitesh nga Atalanta, për të provuar një aventurë të re. Sipas “Il Sussidiario”, ajo mund të jetë pikërisht te Roma, e cila po bëhet gati për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në vitin e ardhshëm dhe nuk do të kishte problem të nënshkruante me lojtarë që Gasperini njeh mirë.

Palët mund të gjejnë shpejt akordin meqë kontrata e Gjimshitit përfundon në mmbyllje të qershorit dhe ai do të jetë i lirë të transferohet me parametër zero kudo që të dëshirojë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular