HomePolitikeNga Dhurata Çupi te Ilir Alimehmeti, Stresi, Lela dhe Garo, kush janë...

Nga Dhurata Çupi te Ilir Alimehmeti, Stresi, Lela dhe Garo, kush janë më të votuarit për Këshillin Kombëtar të PD-së

Advertismentspot_img

PD përfundoi të dielën procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ku delegatët kanë përcaktuar emrat që do të përfaqësojnë forumin më të lartë vendimmarrës të partisë.

Sipas rezultateve, ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi ka rezultuar ndër më të votuarat, duke kryesuar gjithashtu edhe listën e grave.

Mes emrave që kanë marrë mbështetjen më të madhe të delegatëve është edhe mjeku Ilir Alimehmeti, i përfolur shpesh si një kandidat i mundshëm i demokratëve për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në listën e më të votuarve renditen gjithashtu Alfred Lela, drejtor i Zyrës së Shtypit në PD, si dhe Floriana Garo, zëdhënëse e kryetarit të PD, Sali Berisha.

Nuk mungojnë as emra të njohur jashtë politikës tradicionale. Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik “Stresi”, si dhe gazetari Arnold Kariqi kanë siguruar gjithashtu një vend mes kandidatëve më të mbështetur nga delegatët.

Më të votuarit për Këshillin Kombëtar të PD-së:

Dhurata Çupi
Ilir Alimehmeti
Alfred Lela
Floriana Garo
Arkimed Lushaj (Stresi)
Arnold Kariqi

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular