HomeAktualitetTërhoqi zvarrë protestuesin në Zvërnec, arrest në burg për efektivin e policisë...

Tërhoqi zvarrë protestuesin në Zvërnec, arrest në burg për efektivin e policisë private “Major Security”

Advertismentspot_img

Efektivi i policisë private Geraldo Biba është lënë në burg , pasi akuzohet se ka tërhequr zvarrë protestuesin  në Zvërnec, gjatë tubimit të 30 majit ku banorët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti.

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, nën drejtimin e gjyqtarit Etien Isak, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për efektivin e policisë private.

Pas shqyrtimit të provave dhe dëgjimit të palëve, prokuroria kërkoi caktimin e masës “arrest në burg”, kërkesë që u pranua nga gjykata.

G. Biba, 32 vjeç, banues në Durrës, dyshohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Sipas hetimeve paraprake, ai, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, A. G. dhe G. V., të proceduar penalisht, ka goditur një qytetar gjatë tubimit të banorëve të Zvërnecit dhe më pas e ka tërhequr me forcë drejt zonës së rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Ngjarja u bë publike pas publikimit të pamjeve filmike, ku Biba shihet duke tërhequr zvarrë shtetasin E. S. gjatë protestës së zhvilluar më 30 maj në vendin e quajtur “Portonovë”.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e një hetimi disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të D

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular