HomeOP EDZvërneci kërkon transparencë qeveritare, dënoj dhunën ndaj protestuesve dhe denoncoj qëndrimin e...

Zvërneci kërkon transparencë qeveritare, dënoj dhunën ndaj protestuesve dhe denoncoj qëndrimin e qarqeve politike dhe mediatike greke/nga Bujar Leskaj

Advertismentspot_img

Fjala e Bujar Leskaj djje,𝟭 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲, 𝗻𝗲 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱.
𝗣𝗲𝗿 𝗭𝘃𝗲𝗿𝗻𝗲𝗰𝗶𝗻…

Si qytetar i këtij vendi dhe deputet i Vlorës, dënoj me forcë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në Zvërnec. Në një shtet ligjor nuk mund të ketë justifikim për sulme fizike, fyerje, kërcënime apo forma të tjera agresioni ndaj protestuesve paqësorë. Në mendimin tim, dhuna e ushtruar ndaj protestuesve paqësor nuk është vetëm tejkalim kompentencash nga dy apo tre polic privatë apo një deklaratë e hartuar gabim nga Drejtuesit e Policisë Vlorë, por është akoma më e thellë. Është pasojë dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e rëndë e keqqeverisjes së sektit Rama, të cilën unë e kam konceptuar në një “Dekalog Keqqeverisje” .

Rama, gjeneratori i përplasjes sociale dhe i mungesës së transparencës: Cili ka krijuar në Shqipëri kushtet e mungesës së transparencës, të përplasjes sociale dhe të mosinformimit të qytetarëve? Ky është Edi Rama, kryetari i sektit në qeverisje.

Reagimet e tij të sotme duken më shumë si përpjekje për të justifikuar veten, sesa për të dhënë llogari apo për të bërë transparencë. Rama duhet t’u japë llogari qytetarëve se pse ka gjeneruar ndryshimet ligjore në ligjin për zonat e mbrojtura, që sollën përplasjen në Zvërnec. Duhet të përgjigjet për pasojat që këto ndryshime ligjore kanë sjellë në terren.

Në përplasjen më 30 maj në Zvërnec, nuk mund të fajësohen kurrsesi banorët, që mbrojnë pronën e tyre të trashëguar dhe kërkojnë të drejtën e tyre për vendimmarrje mbi territorin. Nga ana tjetët, nuk mund të fajësohet as investitori, kushdo qoftë ai, pasi çdo subjekt ekonomik kërkon të ushtrojë aktivitetin e tij,brenda kornizave që i krijon shteti dhe kontratave të ligjshme që ka nënshkruar.

Padyshim, nuk mund të fajësohen as shoqatat mjedisore, të cilat kërkojnë vetëm mbrojtjen e një pasurie publike që i përket të gjithëve.

Fajësia ka një adresë politike. Fajtori i vetëm është sekti Rama në pushtet, që ka bërë që Shteti të mungojë në transparencë dhe vendimmarrje të qartë. Me valën e arrestimeve apo pushimeve nga puna në polici, Rama nuk mund të fshihet si fsheh struci kokën në rërë. Përgjegjësia e rëndë dhe e plotë bie mbi modelin e qeverisjes së Edi Ramës.

Si qytetar dhe deputet i Vlorës, nga kjo foltore e shenjtë, denoncoj qëndrimin e qarqeve politike dhe mediatike greke, sipas të cilave, fshati shqiptar Zvërnec është i banuar nga minoritarë me kombësi greke?! Gjykoj se është diçka e shëmtuar përdorimi i një ngjarjeje të veçantë, si dhuna në Zvërnec, për të mbështetur pretendime politike ose historike të pabazuara, që nuk përputhen me realitetin demografik dhe juridik të zonës.

Zvërneci është një nga fshatrat më të njohur të zonës së Vlorës, me një histori të dokumentuar shqiptare ndër shekuj. Ai njihet për manastirin e Shën Mërisë, për traditat vendase, për kulturën dhe për lidhjen e tij të pandërprerë me zhvillimet historike të krahinës së Labërisë dhe të Vlorës. Regjistrimet historike, dokumentet osmane, statistikat e periudhave të ndryshme dhe studimet akademike nuk kanë asgjë të përbashkët me klasifikimin e gabuar dhe të pabazë të Zvërnecit, si një nga zonat tradicionale të minoritetit grek në Shqipëri.

Dua të them këtu, se Zvërneci është fshati i patriotit të madh Tol Arapi, i cili ka lënë një libër testament “ Që të bëhej Shqipëria”. Patrioti Tol Arapi është iati i poetit të shquar Fatos Arapi; iati i Vllas Arapit, antifashist dhe hero i lëvizjeve për liri dhe demokraci, i cili u vra në ‘46 nga intrigat e Sigurimit të Shtetit. Zvërneci është gjithashtu vendlindja e shkenctarit Nikolla Konomi, dekan i fakultetit Gjeologji-Miniera, rektor i Universitetit të Tiranës, një personalitet i padiskutueshëm i shkencës së gjeologjisë shqiptare.

***

Më poshtë po përcjellë 10 pikat nga Dekalogu i keq-qeverisjes së Ramës, të cilat mund t’i gjeni ditën e nesërme të botuara në Gazetën “Sot” dhe Portalin “Rilindja Demokratike.

I. Rama, gjeneratori i përplasjes sociale dhe i mungesës së transparencës

II. Ligjet e qepura me dorë

III. Ligji famëkeq 2020

IV. Ligji për Investitorin Strategjik

V. Rama kërkon t’ua shesë tokën bujqësore të huajve!

VI. Programi mafioz “Paketa e Maleve”

VII. Ndryshimet abuzive në Ligjin për Zonat e Mbrojtura

VIII. Jo investimeve për resorte turistike në Shqipëri nga kompani offshore, ku nuk dihet pronari!

IX. Politikat e rrezikshme imigratore të Ramës me muxhahedinë dhe afganë

X. Ligjet e qepura të Ramës: kanalizimi i parasë publike dhe pasurive të shqiptarëve tek një grusht njerëzish të lidhur me të!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular