Kombëtarja e Shqipërisë luan sot, më 3 qershor, në orën 20:00 miqësoren kundër Izraelit.
Kjo do jetë edhe sfida e parë e trajnerit të ri, Rolando Maran në krye të Kombëtares shqiptare.
Tekniku italian do debutojë në stolin kuqezi, pasi zëvendëson në këtë detyrë trajnerin brazilian Sylvinhon.
Pak para fillimit të ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes.
Trajneri Maran ka zgjedhur në portë Sherrin, në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.
Kurse në mesfushë tekniku italian ka preferuar Asllanin, Ramadanin dhe Laçin. Sulmi përbëhet nga treshja, Hoxha, Broja dhe Mehmeti.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria: Sherri, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Hoxha, Laçi, Broja, Mehmeti
Izraeli: Peretz, Dasa, Stoioanov, Lemkin, Revivo, Peretz, Kanicho, Gloukh, Turiel, Turgeman, Solomon







